Secondary Adv

Mallrat e akcizës, importet e karburantit, birrës dhe kafes rriten në mars, cigaret bien

Vijon rritja e importeve për pjesën kryesore të mallrave të akcizës, me përjashtim të cigareve.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën janar – mars 2025 u rritën importet e karburanteve, birrës dhe kafesë. Ndërsa importi i cigareve ka shënuar rënie.

Kështu, për periudhën janar – mars 2025 janë importuar 158,683 ton karburant, 13.3% ose 21,142 ton më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm kur u importuan 137,541 ton.

Ndërkohë birra ka njohur një rritje të importit gjithashtu. Për periudhën janar – mars 2025 u importuan 10,300 mijë litra birrë ose reth 6.5% më shumë nga viti 2024 kur u importuan 9,638 mijë litra birrë.

Produkti tjetër me rritje importi është edhe kafeja. Madje, rritja e importit të këtij produkti është edhe më e fortë se mallrat e tjera të akcizës. Në janar – mars 2025  u importuan 2141 ton kafe ose rreth 27.3% më shumë, (586 ton më shumë) se e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur u importuan 1555 ton kafe.

Ndërsa produktet e duhanit kanë pësuar një rënie në import krahasuar me vitin e kaluar. Në fillim viti janë importuar 497 ton cigare ose 188 ton më pak se janar – mars 2024 kur u importuan 685 ton./ekofin.al


Më të lexuarat